Categories Lajme

“Qeveria ka treguar paaftësi”, mjeku: Maska e detyruar nuk na shpëton

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho i ftuar te “Abc-ja e Mëngjesit”, këtë të enjte ka komentuar rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirus ditët e fundit në vendin tonë. Mjeku në fjalën e tij ka theksuar se me hapjen e transportit publik tashmë rreziku është shumë më i madh për përhapjen e Covid në vendin tonë.Dasho ka theksuar se tashmë situata është shqetësuese pasi ka dalë jashtë kontrollit nga autoritetet dhe situata ka kaluar në dorën e koronavirusit.

“Është e pafalshme kur përpiqet që të vendoset faji te qytetarët ajo që po shikojmë në Evropën Perëndimore dhe Azinë Juglindore nga një situatë e agravuar tashmë janë në pikën ku çdo gjë është e kontrolluar. Në spitalet e këtyre vendeve janë riorientuar, ku nuk mund të shkoje në spital dhe të merrje trajtim si në kohë normale. Në Gjermani bëhet kontrolli i pacientëve u bëhet tamponi dhe nëse je pozitiv atëherë trajtohesh në mënyrë të veçantë.

Ndërsa në vendin tonë nuk u mor asnjë masë e tillë po ashtu administrata në të gjithë Evropën Perëndimore punojnë nga shtëpia dhe në zyra ka vetëm një numër të vogël, ndërsa bizneset dhe në transportin publik ka protokoll të veçantë. Ndërsa në vendin tonë shikojmë sesa te ne ku në autobusë. Nëse në autobus ka një person të infektuar me koronavirus pa maskë atëherë ai e përhap infeksionin dhe s’ka rëndësi nëse kemi apo jo maskë. Nuk më shqetëson rritja e numrit të rasteve, por më shqetëson humbja e kontrollit. Sot situata është jashtë kontrollit dhe situatën e ka në dorë virusi”, është shprehur mjeku.

Ndër të tjera eksperti ka theksuar se është nuk mund të fajësohet individi në lidhje me përhapjen dhe situatën në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të koronavirusit, sipas tij nuk duhet të mjaftohemi me një gjë të tillë, një protokoll nuk shpëton nga gjendja ku ndodhemi por duhen strategji për zbatimin e tij. Gjithashtu Dasho ka komentuar dhe vendimin më të fundit ku pritet që maska të bëhet e detyrueshme, duke theksuar se kjo nuk është shpëtuese por nxjerr në pah paaftësinë e qeverisë për të përballuar situatën.

“Maska e detyruar është masa e vetme kur ka paaftësi, karantina nuk ishte masa e vetme por ishte i paftë shteti që të gjente zgjidhje për të siguruar masa të tjera mbrojtëse, ne qëndronim në izolim kur kishim deri në 20 të infektuar. Edhe sot paaftësia e komitetetit përkthehet në mbajtje maske me detyrim, maska duhet që të mbahet nga të gjithë në ambiente të brendshme. Nuk mund të zbatohet strategjia në një masë, pasi në këtë epidemi nuk ka një masë gjithëpërfshirëse, maska është një mënyrë e lehtë për tu verifikuar por nuk mund të kontrollojmë nëse të gjithë do të mund ta mbajnë maskën”, ka thënë Dasho.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME