Categories Lajme

Merr flākë automjeti në ecje në Berat, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet është përfshirë nga flākët mbrëmjen e sotme në Berat. Automjeti ka qënë duke qarkulluar në lagjen “Gjashtëkatësh”, kur është përfshirë nga flākët e zjārrit.

Flakët kanë filluar në pjesën e përparme të kofanos së makinës dhe në një kohë shumë të shkurtër kanë djegur të gjithë pjesën e përparme të mjetit, tip Benz- A Class, me targa AA 668 ER. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, sapo ka parë flakët e zjarrit që po dilnin nga pjesa e brendshme e kofanos, ka dalë me shpejtësi nga mjeti pa lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Shërbimit të Zjarrëfikëseve të qytetit dhe forca të shumta policie, që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit brenda automjetit, tashmë të parkuar.

Edhe pse flakët e zjarrit u fikën shumë shpejt nga zjarrëfikësit, dëmi që pësoi mjeti tip Benz ishte shumë i madh pasi flakët përfshinë 80% të mjetit dhe dogjën totalisht pjesët motorrike e xhenerike që ndodhet poshtë kofanos. Ekspertët e Shërbimit Zjarrëfikës, pas ekzaminimit të mjetit, kanë dalë në konkluzionin se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elketrike në motorr.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME