Një banesë trekatëshe është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të mërkurë në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramsh të Lezhës. Sipas informacioneve zjarri ka rënë në ndërtesën e shtetasit Bardh Ejlli.
Nga pamjet duket se flakët kanë përfshirë katin e fundit të ndërtesës por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi familjarët kanë arritur që të dalin në kohë nga shtëpia. Ndërkohë zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.