Categories Lajme

Merr flakë në ecje autobusi me turistë në aksin rrugor Himarë-Sarandë

Një autobus është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Ilias të Himarës. Autobusi ka qenë i mbushur me turist të huaj, ndërkohë që drejtuesi i autobusit ka vënë re flakë në motor dhe është ndalur duke zbritur dhe pasagjerët të cilët nuk kanë marrë lëndime. Kanë qenë rreth 25 kosovarë me banim në Kosovë dhe po shkonin në drejtim të Sarandës. Pasi ka marrë flakë motori dhe është fikur nga zjarrfikësit, pushuesit nga Kosova janë transportuar me autobus tjetër. Shkaku i zjarrit në motor mësohet se ka qenë nxehja.

Janë njoftuar punonjësit e zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të fikin zjarrin në motorin e mjetit.

Njoftimi i policisë: Sot, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një autobus, me drejtues shtetasin A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME