Categories Lajme

Merr fund ferri në kampin “Al Hol”/ 14 fëmijë dhe 5 gra kthehen në Shqipëri, Rama: Dy janë pengje

14 fëmijë dhe 5 gra u rikthyen në atdhe. Ata jetonin prej vitesh në kampin “Al Hol” në Siri, ndërsa këtë të diel mbërritën në aeroportin “Nënë Tereza” me një charter privat, të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare. Ata u shoqëruan edhe nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Rama tha ky isjte një operacion i vështirë që vuri në rrezik edhe jetë njerëzish.

Shefi i qeverisë bëri me dije se dy shqiptarë refuzuan të kthehen dhe janë pengje në kampet e ferrit. Ai paralajmëroi se do të ketë edhe një operacion tjetër shpëtimi.

“Operacione të kësaj natyre janë të vështira sepse nuk zhvillohen në terren miqësor, kampet nuk janë kampe pushimi po as shtetërore të sistemuara sipas një rregulli të caktuara, dhe kampet janë kampe lufte, me autoritete që variojnë.

Puna që bëhet është e dyfishtë me ata që administrojnë kampet dhe me personat e infiltruar për të mbledhur informacion, brenda kampit ka dinamika të ndryshme ka njerëz që nuk shfaqen fare ka që janë pengje të të tjerëve aty dhe të gjitha e bëjnë operacionin kompleks.

Ka pasur 2 raste personash që kanë refuzuar por nga operacionet e marra personat janë pengje brenda kampeve, janë persona që kanë frikë dhe e kanë të bazuar frikën në faktin se gjatë shkëputjes mund tu marrin jetën. 2 persona kanë refuzuar të vijnë. Këtë herë kanë ardhur 14 fëmijë që mundëm t’i shkëpusim pas një përpjekjeje të gjatë dhe një operacioni të ndërlikuar me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe.

Është një ngjarje pozitive por s’do ndalemi këtu. Ka dhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht sepse është një punë terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden, por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin në mos pak më të vogël”, tha Edi Rama para mediave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME