Categories Sport

Tension gjatë ndeshjes Marseille-Villareal, evitohet sherri mes trajnerëve

Marseille dhe Villareal zhvilluan një ndeshje miqësore mes tyre mbrëmjen e kaluar.

Ekipi francez fitoi 2-1 ndaj skuadrës fituese të Europa League, që më 11 gusht do të përballet me Chelsea në finalen e Superkupës së Evropës. Tensioni nuk mungoi në këtë përballje, dhe protagonistë ishin trajnerët e dy skuadrave:

Unai Emery (Villareal) dhe Jorge Sampaoli (Marseille). Gjithçka nisi nga një faull i ashpër që kreu një lojtar i ekipit francez kundër kundërshtarit të tij. Ndërhyrja acaroi Unai Emery që filloi të protestojë ashpër kundrejt arbitrit.

Ky i fundit e ndëshkoi me të kuq, teksa trajneri spanjoll, plotësisht i nervozuar, iu hakërrye edhe kolegut të tij. Sampaoli nuk duroi dhe reagoi.

Për fat të mirë, stafet e dy skuadrave ndërhynë dhe evituan përplasjen mes palëve. Sigurisht që nuk ishte aspak e thjeshtë, pasi edhe argjentinasi i Marseille njihet për temperamentin e nxehtë si një latin që është.

https://streamable.com/vce2us

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME