Categories Showbiz

Merr fund kureshtja, ky është emri që Meghan Markle dhe princ Harry kanë zgjedhur për djalin e tyre

Që nga data 6 maj, dita kur ish-aktorja Meghan Markle solli në jetë foshnjën mbretërore pothuajse e gjithë bota është bërë kureshtare se si do të quhet.

Ishte vetë princ Harry, ai që dha lajmin se Meghan kishte lindur dhe se e kishte bërë atë baba të një djali të shëndetshëm.

Kurse gjatë ditës së sotme, princi dhe ish-aktorja janë shfaqur në publik me beben e sapolindur. Prindërit e rinj janë paraqitur mjaft entuziastë para gazetarëve dhe kanë bërë publik portretin e të birit.

Ndërsa, vetëm pak minuta më parë nëpërmjet rrjeteve sociale ata kanë lajmëruar se i biri quhet Archie.

Në postimin në faqen zyrtare të familjes mbretërore shkruhet:

Duka dhe Dukesha e Sussex janë të lumtur t’ju njoftojnë, se e kanë vendosur emrin e fëmijës së tyre të parë: Archie Harrison Mountbatten-Windsor.”
Po ashtu krahas këtij, postimi është publikuar edhe një foto. Siç shikohet edhe në foto edhe vetë Mbretëresha Elisabet ishte e pranishme pasditen e sotme për të takuar stërnipin e saj të tetë.

Dukesha e Sussex tha para kamerave më herët:

Ai është shumë i qetë dhe i ëmbël. Kam dy djemtë më të mirë në botë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME