Categories Lifestyle

Fuqia kurative e gjetheve të limonit – si t’i përdorni

Gjethet e limonit përdoren në gatime dhe lëngjet e frutave për të ofruar një shije dhe aromë shtesë. Gjethet e limonit janë të pasura me vitaminë C që forcon sistemin imunitar dhe rrit nivelin e përthithjes së vitaminave nga organizmi.

Pema e limonit përmban vitaminën P, që ndihmon në forcimin e enëve të gjakut. Gjethet e limonit në formën e vajit esencial që përdoret në lëkurë luftojnë inflamacionin. Gjethet duhen mbajtur në ujë të ngrohtë për të shtuar urinimin, kundër kontraktimeve muskulare dhe problemeve me fytin.

Limonët luftojnë bakteret dhe si rrjedhojë rekomandohen për probleme të ndryshme shëndetsore të shkaktuara prej tyre. Gjethet e limonit janë aromatike, kanë një ngjyrë të gjelbër të errët dhe me shkëlqim. Përdorimet e tyre janë të shumta, për vetë faktin se nuk janë toksike dhe mund të përfshihen në gatim.

Nëse ju ndodhet një pemë limoni në hapësirat tuaja, atëherë do të mund të përftoni prej saj shumë vlera dhe ushqyes.

Vlera shëndetësore

Gjethet e limonit kanë efekt qetësues dhe mund të trajtojnë çrregullimet e nervave si pagjumësia, nervozizmi dhe çrregullimet e rrahjeve të zemrës.

Për këtë, mbani 5 deri në 7 gjethe limoni në një filxhan me ujë të nxehtë për 15 minuta. Pijeni këtë lëng dy herë në ditë për të paktën 1 muaj, duke qenë se këto çrregullime nuk mund të trajtohen brenda natës.

Gjethet e limonit do të shërbejnë si një alternativë më e mirë se valiumi dhe qetësuesit e tjerë sintetikë të cilët kanë efekte anësore.

Por rezultatet maksimale përftohen pas një përdorimi një mujor.

Mos prisni që pagjumësia apo nervozizmi të zhduken brenda natës. Për migrenën, azmën apo dhimbjet e kokës merrni dy grushta me gjethe të freskëta limoni dhe futini në një shishe me ujë të nxehtë. Lërini së bashku për 10 minuta.

Pini dy gota çdo natë për 2 javë. Kjo recetë rekomandohet për pacientët që vuajnë nga azma.

Gjethet e limonit përdoren edhe kundër parazitëve në aparatin tretës sipas të njëjtës recetë. Në këto raste rekomandohet të pini tre gota çdo natë për një javë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME