Categories Sport

Merr fund telenovela e Mesit, kjo është skuadra ku do të shkojë me parametra zero në fund të sezonit

Barcelona pret që Lionel Mesi të largohet drejt Mançester Sitit me parametër zero në përfundim të këtij sezoni. Sipas informacioneve të “Mirror”-it, klubi i argjentinasit është dorëzuar se mund ta bindë kapitenin për të rinovuar në “Camp Nou” kontratën që skadon pas 8 muajsh.

33-vjeçari, i cili i ka prishur totalisht marrëdhëniet me presidentin Bartomeu, kërkoi të largohej në vitin e fundit të kontratës me katalanasit, por ata nuk pranuan t’ia plotësojnë dëshirën duke e detyruar që të respektojë deri në fund kontratën. Duke mos dashur që të shkonte në gjyq për të zgjidhur ngërçin, “Pleshti” vendosi të qëndrojë pas një bisede me trajnerin e ri Ronald Kuman.

Numri 10 dëshironte një ribashkim me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola te Mancester Siti, madje arriti edhe akordin me “Qytetarët”, të cilët shpresojnë ta transferojë verën e ardhshme. Dhe të gjitha gjasat janë që kjo të ndodhë në përfundim të sezonit, pavarësisht se Barcelona kishte premtuar se do të luftonte për ta bindur legjendën e klubit për t’u tërhequr në klubin e tyre.

Transferimi i tij në “Etihad” do të varet shumë nga e ardhmja e Guardiolës atje. Kontrata aktuale e teknikut katalanas skadon verën e ardhshme dhe pa të në krye të Sitit, Mesi mund t’i ndryshojë planet e tij. Mesi dhe Guardiola ngritën dy herë trofeun e Ligës së Kampioneve gjatë viteve të tyre në Barce- lonë.

Por lidhjet e Mesit me Sitin nuk përfundojë këtu. Në “Etihad”, ai do të mund të bashkohej edhe me shokun e tij të ngushtë, Serxho Agueron. Golashënuesi më i mirë në historinë e Sitit bëri humor pak ditë më parë, duke thënë se lidhja e atyre të dyve është si ajo e një çifti të moshuarish.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME