Categories Lajme

Merren sërish në pyetje Safet Gjici dhe Alma Kaçi

SPAK kërkon të zbulojë qëllimet e video skandalit seksual

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi, vajza me të cilën ai shfaqej në video skandalin seksual të publikuar disa javë më parë, janë marrë sërish në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

Burime pranë kësaj prokurorie i thanë Tv Klan, se qëllimi i hetuesve ka qenë zbulimi i personave të tjerë që mund të fshihen pas kësaj video si dhe qëllimet e regjistrimit të saj.

Këto të dhëna do ndihmonin SPAK për të vijuar hetimet për ish-kryebashkiakun, Gjici i vënë në akuzë për korrupsion pasiv, pas dyshimeve se ka favorizuar 40-vjeçaren në një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në Kukës.

Ndërkohë për vetë Alma Kaçin, të cilën gjykata e ka lënë në “arrest në shtëpi”, SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka mohuar kategorikisht akuzat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME