Categories Lajme

Merret e pandehur për plagosje minorenia në Korçë, qëlloi me gotë pa provokim vajzën që ishte në lokal

Është marrë e pandehur vajza minorene, e cila në ambjentet e një lokali në Korçë, ka goditur me gotë të miturën P.M, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup.

Prokuroria e Korçës ka vendosur të mbyllë hetimet ndaj të miturës F.D dhe ka marë të pandehur atë për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Sipas dosjes së prokurorisë së Korçës,17-vjeçaria F.D e ka goditur në mënyrë të paprovokuar dhe pa asnjë shkëmbim provokimi, 18-vjeçaren P.M, e cila ndodhej në të njëjtin lokal ku ishte e pranishme dhe e pandehura.

Goditja është realizuar me gotën e ujit, duke i sjellë dëmtime të lehta 18-vjeçares P.M.

Rasti është kallëzuar në policinë e Korçës, ku pas veprimeve të kryera dhe ekspertizës mjeko-ligjore, prokuroria doli në konkluzjonin se e mitura F.D, ka kryer veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, duke u marë tashmë e pandehur.

Pritet që në ditët në vijim, dosja kundër saj të meret në shqyrtim nga gjykata e Korçës, me qëllimin analizimin e situatës dhe përgjeshmërisë penale të të miturës.TPZ

Merret e pandehur për plagosje minorenia në Korçë,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME