Categories Lajme

Merret në pyetje Floresha Rasha

Antiterrori ka marrë në pyetje Floresha Rashen pas kthimit nga kampi Al Hol. Burime për ABC thanë se Rasha është pyetur në cilësinë e dëshmitares për mënyrën si ka ikur në Siri, për kampin Al Hol. Mësohet se në pyetje janë marrë edhe fëmijët në prani të psikologëve, të cilët për shkak të moshës nuk mbajnë mend gjë. ABC ka mësuar se në dëshminë e saj Floresha ka deklaruar se nuk ka v rare njeri dhe ka shpjeguar thjesht rrugën që ka ndjekur për të shkuar në Siri. “Kam marrë pjesë në l uftë, dhe aty jam pl agosur, por vetë nuk kam v rarë njeri.  Unë në Siri kam shkuar nga Turqia dhe këtë e kanë mundësuar disa persona që kam njohur në Tiranë”, është shprehur ajo

Floresha Rasha shkoi në Siri 6 muaj pas bashkëshortit të saj Diamant Rasha, i cili iu bashkua IS IS dhe më pas u v ra duke e lënë të vetme gruan me djalin Amarin dhe vajzën adoleshente. Më pas ajo u martua me Lavdërim Muhaxherin, i njohur si “K asapi i Kaçanikut”. Kryeter roristi shqiptar i I SIS u v ra me dron nga forcat amerikane në 2017. Përgjatë tri viteve martese me Muhaxherrin, Floresha solli në jetë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Floresha Rasha u kthye më 27 tetor në Shqipëri bashkë me tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë/ Atentati ndaj Thimjo Rubati, policia jep detaje: U qëllua me armë zjarri para biznesit të tij!

Policia ka gjetur 9 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm në vendin ku u qëllua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet trafiku i emigrantëve në Tiranë, arrestohet në Rinas organizatori egjiptian

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet të trafikut të klandestinëve. Seksioni për Hetimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME