Categories Politike

Gjoba për Metën dhe Kryemadhin në ditëlindjen e Bes Kallakut, nuk përmbahet Rama

Kryeministri Edi Rama u pyet sot nga gazetarët, nëse kundërshtarët e tij politikë i kishin ndjekur si duhet masat e vendosura për të frenuar përhapjen e Covid 19. Duke iu referuar gjobave në ditëlindjen e Bes Kallakut, Rama tha se presidenti dhe zonja e parë dhanë një shembull skandaloz të shkeljes së ligjit.

“Si të gjithë të tjerët kam parë atë që nuk do të doja ta shihja as unë dhe as të tjetër. Shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit nga Presidenti i Republikës, Zonja e Parë dhe nga e gjithë çeta e tyre. Është shumë e qartë që nuk mund të bëhen festa e dasma, aq më tepër ceremoni të dhimbshme mortore.

Na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjin, por edhe me vetë shëndetin e të tjerëve, në rast se nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre. Më shumë se kaq s’kam parë ndonjë gjë të veçantë”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME