Festivali i Këngës në RTSH nuk do të anullohet, pavarësisht situtës së krijuar nga pandemia Covid-19. Lajmi është konfirmuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, ku janë ftuar edhe artistët të paraqesin në muajin shtator këngët konkurrente në edicionin 59 të festivalit. “Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet.
Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi sot takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues,” thuhet në njoftim. Ndërkohë përsa i përket fitueses së edicionit të kaluar, Arilena Arës, nuk ka ende një vendim. Por sa kohë, do të zhvillohet Festivali i Këngës, me shumë mundësi Shqipëria do të përfaqësohet nga një tjetër artist, i cili do të shpallet fitues në muajin dhjetor.
