Categories Lajme

Merrni goma dimërore dhe zinxhirë! Policia bën paralajmërimin për këtë aks rrugor

Policia ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për të gjithë drejtuesit që do të kalojnë në aksin rrugor Korçë-Goricë. Në zonën e Qafë Bigllës, gjatë natës do të ketë prezencë të ngricës në rrugë dhe këshillon drejtuesit që të pajisjen me zinxhirë, goma dimërore dhe të ulin shpejtësinë për të shmangur aksidentet rrugore.

Njoftimi i plotë: Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes përgjatë aksit rrugor Korçë-Goricë, konkretisht në Qafë Bigëll, për shkak të prezencës së ngricës në rrugë, kryesisht gjatë natës.

Policia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në këtë aks rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore. Lëvizja në akset e tjera rrugore të qarkut, deri në këto momente, nuk paraqet probleme. Në dispozicion të qytetarëve janë numrat 112 dhe 129, të cilët mund të telefonojnë për çdo rast nevoje apo problematike të shfaqur dhe shërbimet e policisë do të jenë në gadishmëri dhe në ndihmë të tyre. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME