Categories Lajme

Merushja u vra nga vjehrri në Roskovec/ I ati i saj: Fatjoni i mori jetën, fëmijët do të…

30-vjeçarja Merushe Hazizi, kishte vetëm 10 ditë që jetonte në Vidhisht, në një banesë të re e cila kishte të njëjtin oborr me banesën ku jetonte vjehrri i saj Xhevahiri. Fqinjët tregojnë se ajo qëndronte e mbyllur nga frika dhe dilte nga banesa vetëm kur vinte i shoqi, Fatjoni. Edhe mesditën e së martës ajo ishte në dhomën e gjumit kur i vjehrri Xhevahiri hapi me dhunë derën dhe e vrau në korridorin e shtëpisë.

Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga krimi që tronditi Roskovecin ku vjehrri vrau nusen e më pas veten, gjurmët e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të dukshme në fshatin Suk, ku jeton familja e Merushes. Në kushte të vështira ekonomike, në banesën që ndodhet pas krahëve të mi jetojnë 3 fëmijët e saj të cilët janë pa nënë dhe me një baba që akoma i mohon. Për ta kujdeset vetëm gjyshi i cili punon në bujqësi.

Sadushi, babai i Merushes, mban të hapura dyert e shtëpisë për të pritur ngushëllime për të bijën që ndërroi jetë nga dora e të vjehrrit, I cili e masakroi me thikë pasi nuk e pranonte si nusen e djalit. Në dorë gjatë gjithë ditës mban pasaportën e saj, dhe fotografia është i vetmi ngushëllim.
“Vajzën nuk ma vrau Xhevahiri, por Fatjoni. La gruan e parë për vajzën time. Më tha e dua. I thashë nëse nuk shkoni mirë ma sill vajzën në shtëpi. Ma çoi vajzën në atë shtëpi për të ma vrarë. Fëmijët e Merushes i kam mbaj unë dhe do ti mbaj unë. Djali i vogël ka lindur tek unë”, tha Sadush Hazizi, babai i viktimës.

Motivet e këtij refuzimi të nuses nga autori i vrasjes Xhevahiri, nuk i di as Qerimja e vjehrra e cila ishte e para që konstatoi krimin e rëndë.

“Nuk e donte ai këtu. E gjeti vetëm dhe e vrau. Kur nuk ishte burri ne flisnim me njëra tjetrën. Kur ishte ai mua nuk më lejonte ti flisja”, tha vjehrra e viktimës, Qerime Hoxha.

Në shtëpinë ku ndodhi krimi i përgjakshëm ka rënë heshtja. Gjurmët e gjakut ishin larë dhe familja Hoxha vijonte punët e bujqësisë. Por kujtimet dhe pikëpyetjet e këtij krimi të rëndë, do të mbesin akoma për një kohë të gjatë./topchannel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME