Categories Lajme

Mesazhi që ka ruajtur Kryeministri: Do t’ia tregoj Zahos kur të rritet edhe pak

Kryeministri Edi Rama priti në një takim për fundvit ambasadorët e huaj në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se edhe pas diskutimeve brenda stafit nuk kishte si të mos ndodhte kjo mbledhje. Kreu i qeverisë deklaroi se ambasadorët kanë ofruar menjëherë solidaritet pas tërmetit të 26 Nëntorit. Mes shumë mesazheve që ka marrë nga diplomatët, kreu i qeverisë ka ruajtur atë të Leyla Moses Ones, të ngarkuarës me punë të SHBA-ve. Ai deklaroi se këtë mesazh do ia tregojë djalit të tij Zahos kur të rritet edhe pak, për të treguar se kush është Amerika mike.

“Këto fjalë mishërojnë sipas dokeve diplomatike të gjithë ju sëbashku dhe secilin prej jush në veçanti. Nuk besoj se është e tepërt të them se asnjëherë më parë kjo përshëndetje nuk më ka tingëlluar më e afërt se sa sonte. Në fakt vetë kjo mbrëmje e fundvitit sa tradicionale aq dhe unikale, njësoj si të mëparshmet nuk është dhe nuk ka si të jetë njësoj edhe me ato që do e pasojnë në vitet më pas. Madje kjo mbrëmje ishte në diskutim edhe për brenda stafit tim a duhej, apo s’duhej bërë, siç ishin në diskutim edhe zbukurimet dhe dritat festive të qyteteve të prekura nga fatkeqësia dhe të goditura nga dhimbja e rëndë për plot 51 viktima. Kjo mbrëmje nuk mund të mos ndodhte në kushtet kur ju të gjithë në këto kohë kaq dramatike jeni treguar po aq shqiptarë sa vetë shqiptarët”.

Përballë gërmadhave dhe lotëve të 26 Nëntorit detyra juaj ishte të raportonit atë ditë në ambasadat tuaja në kryeqytetet respektive, ndërkohë që unë e di se si ju nuk pritët as të zbardhte mirë dita për të na ofruar solidaritet dhe ndihmë. Nuk kam ndërmend të publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as i ruaj si zakon në ndonjë arkivë, por mesazhin e Leyla-s e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir 5 vjeç sot, Zaho, të rritet dhe pak dhe të bëjë pyetjen e parë për SHBA do t’i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikundër do vijë dita kur im bir do të inatoset me BE-në unë do i tregoj historinë e zbarkimit të trupave të kërkim shpëtimit mbrëmjen e 26 Nëntorit dhe heroizmit e atyre burrave dhe grave veshur me uniforma të ndryshme që flisnin në gjuhë të ndryshme dhe që vunë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar jetë shqiptare. Do të jetë më e lehtë edhe hyrja në histori në marrëdhëniet me fqinjët rrotull nesh duke ia nisur jo nga ngatërresat politike, por nga rrëfimi i nxjerrjes nga gërmadhat pas thuajse 24 orësh të një djali shqiptar nga trupat fantastike greke të kërkim shpëtimit”, tha Rama.

Ai shtoi se ka qenë mrekulli e gjithë ndërhyrja e forcave të tjera. Përpara ambasadorëve kreu i qeverisë theksoi se pas tërmetit është ngritur Komitetit i Rindërtimit dhe fillimisht është alokuar një fond prej 200 milionë dollarë./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME