39 personat e gjetur të vdekur në një kamion, në Britani para disa javësh, të cilët janë kërkuar të identifikohen kanë dalur se të gjithë kanë qenë vietnamezë. Detektivët fillimisht thanë se viktimat ishin nga Kina. Por një nga ndihmës e shefit të policisë tha se besojnë që viktimat ishin shtetas vietnamez dhe do jenë në kontakt me qeverinë e Vietnamit.
Një burrë 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut, është akuzuar për 39 vrasje dhe për komplot të trafikimit të këtyre personave. Por policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar. Ata thanë se të dyshuarit kanë organizuar kontrabandë njerëzish në këto zona, për disa vite me radhë.
