Categories Teknologji

Messenger do të jetë DM i ri i Instagram

Ndoshta nuk ka mbërritur ende në smartphonin tënd por Facebook ka integruar Messenger edhe në Instagram tashmë dhe opsioni po shpërndahet avash avash.

Kjo do të thotë se tashmë do të mund të dërgosh e marrësh mesazhe nga dhe drejt përdoruesve të Messenger nga Instagram.Me rëndësi të thuhet se një përdorues e ka ende të drejtën të zgjedhë nëse e do këtë përditësim të ri apo jo. Nëse pranon, eksperienca e mesazhimit në Instagram do të jetë krejt e njëjtë me platformën Messenger duke sjellë opsione si forward, ndryshime në chat, stickers, Watch Together, vanish mode dhe shumë të tjera.

Përveç kësaj, Facebook ofron kontrolle të reja për të menaxhuar privatësinë, përfshi edhe ku dëshiron të shkojnë kërkesat për mesazhe.Për të aktivizuar këtë shërbim duhet të përditësosh Instagramin. Me të marrë ndryshimin një dritare pop-up do të të pyesë nëse dëshiron ta marrësh Messenger apo jo.

Dhe kaq, mirë se erdhëm një hap më pranë WeChat-izmit të Facebook. Është vetëm çështje kohe përpara se WhatsApp të bëhet pjesë e shkrirjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME