Categories Lajme

Rihapen ambientet brenda bareve dhe restoranteve, vendimi pozitiv por me kosto të larta

Çdo bar dhe restorant do të duhet të zbatoje me përpikëri protokollin e sigurisë edhe në ambientet e brendshme ashtu sikurse në ato të jashtmet. Siç shihet tavolinat kanë një distance prej 2 metrash nga njëra-tjetra, po ashtu edhe dezinfektantët duhet të jenë që hyrje për çdo klient. Menaxheri i një restoranti në kryeqytet shprehet për ABC News se rihapja e ambienteve të brendshme të këtyre bizneseve është pozitive, por kostot janë të larta.

“Hapja ka rezervat e veta sepse duhet të ketë një korridor të caktuar për klientët. Tashmë do shtohen maskat dhe dorezat. Do jetë largësia e tavolinave sipas protokollit. Por ne do mundohemi të përshtatemi. Ka kosto sepse do kemi më pak tavolina.  Stafi i orienton. Por tani edhe klientët janë më të orientuar. Shpresojmë që kjo të mos vazhdojë shumë sepse ka kosto në biznes’, thotë ai.

Për shkak të ruajtjes së distancës, numri i tavolinave është përgjysmuar çka ka ndikuar direkt tek kostoja e stafit. “Tek bizneset ndikon negativisht sepse nga 10 tavolina tashmë do kemi 5 tavolina, në këtë mënyrë edhe punëtor do të jenë më pak”, shpjegon ai. Sipas të dhënave të INSTAT në fund të 2019 në vend operonin 16 mijë e 300 bare dhe restorante, prej tyre janë mbyllur 3200 ose e thënë ndryshe 20%. Ndërkohë ende nuk ka një dritë jeshile për rihapjen e pubeve apo diskove, biznese të cilat kanë pësuar humbje marramendëse

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME