Categories Sport

Messi: U lodha duke qenë problemi i gjithçkaje në klub

Leo Messi la Argjentinën ditën e sotme dhe u rikthye në Barcelonë, ku do të vijojë impenjimin me klubin për ndeshjen e së shtunës kundër Atletico Madrid. Si gjithmonë, argjentinasi është në qendër të vëmendjes së medieve dhe në aeroport në momentin e mbërritjes e kanë pritur gazetarë të shumtë, që i kanë drejtuar mikrofonin, duke i bërë pyetje të shumta.

Gjithë interesit të tyre Leo i është përgjigjur me një fjali, e cila padyshim bën lajm. “E vërteta është se jam lodhur duke qenë gjithnjë problemi i gjithçkaje në klub”, u shpreh argjentinasi. Një përgjigje e cila mund të merret në kontekste të ndryshme.

Leo mund ta ketë pasur me personat brenda klubit për çështje që ne s’i dimë, por mund ta ketë edhe me agjentin e Griezmann sepse një nga pyetjet drejtuar atij ishte në lidhje me deklaratën e përfaqësuesit të francezit. “Messi e ka shndërruar Barçën në regjim terrori, je me të ose kundër tij”, ishin disa nga fjalët e përfaqësuesit të Antoine Griezzman, Eric Olhats në lidhje me kapitenin e Barçës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME