Categories Sport

Messi e ka një hapësirë të dedikuar për të në stadiumin e Bayern

Kampioni gjerman, Bayern Munichu, e ka nderuar Lionel Messin duke ia kushtuar pesë-herë fituesit të Topit të Artë një hapësirë në muzeun e stadiumin “Allianz Arena”.

Lionel Messi konsiderohet nga shumë tifozë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, për shkak të paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Barcelonës gjatë gjithë karrierës, transmeton Gazeta Express. Në vitin 2012, sulmuesi i Barcelonës i shënoi 91 gola brenda një viti kalendarik, duke e kaluar rekordin që Gerd Muller e kishte vendosur në vitin 1972, prej 85 golash brenda vitit.

Vetëm pak kohë pasi Messi e theu këtë rekord, ai vendosi t’ia dhurojë legjendës së Bayernit, Mullerit, një fanellë të nënshkruar, ku shkruhej: “Për Gerd Mullerin / me respekt dhe adhurim / përqafime”.

72-vjeçari pastaj ia dhuroi këtë fanellë të argjentinasit ish-klubit të tij. Kjo fanellë tani është i vetmi gjësend në muzën e Bayernit që nuk ka asnjë lloj lidhjeje me historinë e klubit gjerman.

Kur Messi e dërgoi fanellën e tij, ajo u shoqërua me një letër të shkruar nga atëherë presidenti i Barcelonës, Sandro Rosel. Letra ishte shkruar për homologun e tij në Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, dhe letra titullohej “mirënjohje për lojtarin dhe personin që është Gerd Muller”.

Letra vazhdohej duke përshkruar se si edhe Messi e edhe Muller janë bërë legjenda të sportit në Barcelonë dhe Bayern.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME