Categories Sport

Messi e pranon se më 2016 deshi të largohej nga Barcelona

Lionel Messi ka treguar se kishte menduar të largohej nga Barcelona njëmend në vitin 2016, për shkak të vështrimit të vrazhdë ndaj tij në lidhje me një mosmarrëveshje tatimore me qeverinë spanjolle.

Messi është lojtari më i mirë në La Liga, dhe shefi i ligës, Javier Tebas, e ka pranuar në të kaluarën se ideja se superylli argjentinas mund të largohej e kishte frikësuar, transmeton Gazeta Express.Duke folur për radion RAC1, Messi shpjegoi se ai dhe babai i tij, Jorge, ndienin se Spanja po i keqtrajtonte.

Të dy u shpallën fajtorë për mashtrim tatimor dhe u dënuan me 21 muaj burgim me kusht. “Në atë kohë, për shkak të rrëmujës me thesarin, doja të largohesha, jo sepse doja ta braktisja Barçën por të largohesha nga Spanja”, tha Messi për RAC1.

“Ndieja se po më keqtrajtonin dhe nuk doja të qëndroja këtu. Për mua kurrë nuk ka pasur ofertë zyrtare sepse të gjithë e dinin se unë dua të qëndroj në Barcelonë. Ka qenë e vështirë për mua dhe familjen time sepse njerëzit nuk dinë shumë rreth asaj që po ndodh”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME