Categories Sport

Messi flet për Ronaldon, pasi shpallet më i miri: Asnjërit s’na pëlqen të humbasim

Lionel Messi e mposhti Cristiano Ronaldon për çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit 2019 dhe argjentinasi e pranoi se asnjërit prej atyre dyve nuk i pëlqen të humbasë, mirëpo insistoi se beteja mes tyre mbeten vetëm në fushë. Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, u shpërblye për paraqitjet dhe arritjet e tij gjatë 12 muajve të fundit me çmimin individual të FIFA-s në ceremoninë e mbajtur dje në Milano, transmeton Gazeta Express.

Ai ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për ta pranuar shpërblimin, mirëpo Ronaldo kishte vendosur të mos merrte pjesë, edhe pse jeton vetëm 150 kilometra larg vendin ku u mbajt ngjarja. “Pse njerëzit habiten se ne kalojmë mirë mes vete? Për shkak të rivalitetit të madh sportiv që është zhvilluar mes nesh gjatë viteve të fundit, sepse ai luante për Real Madridin e unë për Barcelonës dhe sepse fitonim çmime individuale”, tha Messi.

“Ndoshta njerëzit mendojnë se rivaliteti shkon përtej futbollit, por kjo nuk është e vërtetë”. “Ne të dy e duam më të mirën për skuadrat tona dhe asnjërit s’na pëlqen të humbasim. Është diçka që s’mund ta pranojmë. Kjo është pse ne jemi aq garues me njëri-tjetrin. Gjëja e rëndësishme është se beteja mbetet në fushën e lojës”.

Ronaldo nuk e votoi Messin në top treshen e tij për këtë çmim, duke zgjedhur ta votojë bashkëlojtarin e tij në Juventus, Matthijs de Ligtin, Frenkie De Jongun dhe Kylian Mbappen. Megjithatë, Messi e votoi Ronaldon si zgjedhjen e tij të dytë, para Frenkie De Jongut e pas Sadio Manes të Liverpoolit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME