Categories Sport

Messi kusht Laportës: Kthe Neymarin që të firmos rinovimin!

Lionel Messi kërkon me çdo kusht rikthimin e Neymar në “Camp Nou”. Ndërkohë që PSG bashkë me drejtorin sportiv Leonardo po punon për rinovimin e kontratës të sulmuesit brazilian që skadon në qershor të 2022, vetë numri 10 i katalanëve thuajse çdo ditë po punon që të bindë brazilianin t’u ribashkohet “blaugranave”.

Sipas mediave franceze, që prej momentit kur Laporta mori presidencën e Barcelonës, lamtumira e Messit nga katalanasit duket se nuk do të ndodhë dhe qëndrimi i tij mund të bëhet edhe më i mundshëm në rast të një transferimi të Neymar te “blaugranat”.

Po sipas mediave franceze, Laporta ka refuzuar një seri ofertash nga Man.City për të bërë pjesë të “citizens” Lionel Messin. Dyshja amerikano-latine, Messi-Neymar kanë luajtur për plot 4 sezone së bashku te Barcelona, duke fituar 9 tituj, përfshirë këtu edhe Champions League në 2015.

Më pas braziliani u largua nga Spanja për të kaluar në radhët e PSG, me këta të fundit që për të bërë mundur realizimin e këtij operacioni paguan 222 milionë euro, shifër rekord kjo. Ndërkohë që Barcelona të kthejë në shtëpi sulmuesin e kampionëve të Francës ka një sërë pengesash përballë dhe ato ekonomike qëndrojnë në krye, pasi Parisi që të bindë lojtarin të mos largohet është gati t’i ofrojë 36 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME