Categories Sport

Messi mjaft i gatshëm, turpëron bashkëlojtarët në stërvitje (Video)

Duket se Lionel Messi mezi e pret rifillimin e sezonit në La Liga, pasi shihet të jetë në formë të jashtëzakonshme dhe tejet i lumtur më topin në këmbë. Sulmuesi i Barcelonës i ka turpëruar bashkëlojtarët e vet në stërvitjen e së martës.

La Liga e synon rikthimin me ndeshjen mes Sevillës dhe Real Betisit në fillim të muajit të ardhshëm, raporton Gazeta Express. Data e propozuar për rifillimin e sezonit në La Liga, i cili u ndërpre në mars si pasojë e pandemisë koronavirus, është 12 qershori, me ndeshjet që do të luhen çdo ditë për gjashtë javë rresht dhe sezoni do të kompletohet kah fundi i korrikut.

Klubet e La Ligës u rikthyen në stërvitje javën e kaluar, ndërsa nga kjo javë ato kanë stërvitor në grupe, pas lehtësimit të masave ndaj koronavirusit. Barcelona është lidere e La Ligës me dy pikë më shumë se Real Madridi, dhe kapiteni Messi duket i kalitur tashmë.

Në një video të postuar nga Barcelona në Twitter, Messi shihet duke e shijuar plotësisht lojën me top dhe tregon formë të përhershme. Ai vrapon mbrapa dhe e bën një ndërhyrje mbresëlënëse për ta vjedhur topin, para se ta nisë një sulm gjatë të cilit e tall keq portierin Marc-Andre ter Stegen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME