Categories Sport

Messi nuk bën mrekulli vetëm në fushë, argjentinasi ndërton spitalin më të madh në Europë

Lionel Messi nuk bën mrekulli vetëm në fushë, por edhe në jetën e përditshme. Në vitin 2007 ylli argjentinas ka krijuar fondacionin e tij, nëpërmjet të cilit ka arritur të bëjë shumë bamirësi dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë. Megjithatë “pleshti” nuk kërkon të ndalet me kaq, pasi fondacioni i tij ka si synim të ndërtojë një spital, që do i dedikohet fëmijëve të sëmurë me kancer.

Kjo qendër do të jetë më e madhja e llojit të saj në Evropë. E gjithë kjo vepër do të kushtojë 30 milionë euro dhe do të ngrihet në qytetin e Barcelonës. Në ceremoninë e nisjes së punimeve ishte edhe Leo Mesi, i cili mbajti një fjalim të shkurtër.

“Është një moment shumë i lumtur, është e jashtëzakonshme të jesh pjesë e këtij projekti dhe të shohësh teksa realizohet. Falënderoj njerëzit, që ndihmuan për të bërë të mundur gjithë këtë. Shpresoj që pas kësaj, fëmijët të mund të luftojnë më me forcë këtë sëmundje mizore dhe në të mund t’i ndihmojmë ato. Ndihem shumë i lumtur që kam arritur të bashkëpunoj në realizimin e kësaj ëndrre”, u shpreh ylli argjentinas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME