Categories Sport

Messi pas largimit të Suarezit: Tani nuk më surprizon më asgjë, do më mungosh!

Largimi i Luis Suarez nuk është pritur aspak mirë nga Lionel Messi. Ylli argjentinas ka shpërthyer ndaj klubit të Barcelonës për shkak të largimit të uruguaianit. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, argjentinasi është shprehur se tashmë “nuk më surprizon asgjë”, duke thumbuar katalanasit për mënyrë se si e trajtuan Suarezin. “Kisha filluar ta imagjinoja si ide por sot hyra në dhomën e zhveshjes dhe më rezultoi e vërtetë. Sa e vështirë mund të jetë që të mos ndaj ditët me ty,si në fushë, ashtu edhe jashtë. Do të na mungosh kaq shumë. Kemi kaluar shumë vite bashkë, shumë dreka dhe shumë darka. Kaq shumë gjëra nuk do t’i harrojmë kurrë, gjithë kohën që kemi kaluar së bashku.

Do të jetë e çuditshme të të shoh me një fanellë tjetër dhe shumë më tepër të jem kundër teje në fushë. Meritoje një lamtumirë që përshtatet me atë që je; një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit. Arrite gjëra të mëdha për ekipin dhe në planin individual. Nuk e meritojë që të dëbonin kështu, por e vërteta është se në këtë fazë asgjë nuk më surprizon më”, ka shkruar futbollisti argjentinas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME