Categories Sport

Messi qan dhe flet për herë të fundit në “Camp Nou”: Nuk e prisja, është shtëpia ime

Është hera e fundit që shfaqet në “Camp Nou”, aty ku ai u rrit dhe la shenjën si lojtari më i mirë në botë. Lionel Messi ndahet me botën katalanase të futbollit aty ku dha gjithçka dhe fitoi gjithçka si lojtar por edhe në aspektin financiar pasi për arsye ekonomike erdhi edhe divorci pas 26 sezonesh.

Lionel Messi u shfaq në konferencën për shtyp për të bërë atë që askush nuk e mendonte, të ndahej me Barcelonën, shtëpinë e tij, klubin ku shkëlqeu dhe nuk e pati aspak të lehtë para kamerave, ndërkohë që qindra tifozë ishin grumbulluar para stadiumit për të parë për herë të fundit idhullin. Ai e nisi me tepër emocion fjalën e tij, qante ndoshta si fëmijë teksa shpjegoi gjithçka, atë që ndjente, dëshirën e tij për të vazhduar me Barcelonën që në fakt rezultoi e pamundur.

“Përshëndetje, nuk e di nëse do të jem në gjendje të flas. Këto ditë, jam duke menduar dhe vetem kam menduar për atë që do të them. E vërteta është se kjo është shumë e vështirë për mua, pas kaq shumë vitesh, ketu kam ndertuar jetem time. Nuk isha gati për dicka të tillë.

Vitin e kaluar, me burofax, u binda, por këtë vit u binda që të vazhdoja këtu, të vazhdoja në shtëpinë tonë, që ishte ajo që donim më shumë. Sot më duhet t’i them lamtumirë kësaj shtëpie. Kam shumë vite këtu, mbërrita shumë i ri në 13 vjeç dhe pas 21 vitesh po largohem me gruan time dhe tre fëmijët e mi katalano-argjentinas.

Kjo është shtëpia jonë. Më duhet të falënderoj shokët e mi të skuadrës dhe njerëzit e klubit për gjithçka, edhe ata që nuk i shohim. Unë gjithmonë u përpoqa ta trajtoja veten me përulësi, respekt dhe e bëra këtë me të gjithë në këtë shtëpi. Shpresoj se kjo është ajo që më mbetet mua, përveçse i kam dhënë klubit shumë gjëra.

Kam kaluar shumë gjëra të bukura, gjithashtu të këqija, por kjo më bëri të rritem. Kam dhënë gjithçka për këtë klub dhe për këtë fanellë që nga dita e parë që mbërrita e deri në të fundit. Po iki më shumë se i kënaqur. Do të më pëlqente të thoja lamtumirë në nje mënyrë tjeter, nuk e kam menduar kurrë, por do të më pëlqente ta bëja me njerëzit, në fushë. Do të më pëlqente të kisha një ovacionin e fundit. Më munguan aq shumë gjatë pandemisë, doja të dëgjoja një ovacion me emrin tim.

Nëse do ta kisha imagjinuar, do të ishte me stadiumin plot dhe do të isha në gjendje të them lamtumirë me ndryshe. Ndodhi kështu, por dua të falënderoj per te gjithë dashurinë e këtyre viteve. Dashuria e njerëzve ishte gjithmonë e njëjtë dhe unë ndjeva mirenjohjen dhe dashurinë e këtij klubi. Shpresoj se mund të kthehem në këtë klub, në çfarëdo mënyre. Shpresoj se mund të kontribuoj që ky klub të vazhdojë të jetë më i miri në botë. Me siguri për momentin harroj shumë gjëra, nuk jam në kushtet më të mira.=Faleminderit të gjithëve,” tha Messi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Haaland i rikthehet golave, Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME