Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një apel për mbrojtjen e pishave në mbarë vendin. Ai ka publikuar në ‘Facebook’ një video, ku shfaqet nga Kolonja e Korçës dhe ka marrë shembull pishat e ndodhura aty. Kreu i shtetin thekson se përveç luftës, duhet t’i kushtojmë vëmendjen e duhur se si të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të Shqipërisë.
‘Ndërsa luf ta me virusin e padukshëm po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit. Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë’, tha Meta.