E ka quajtur të paprecedentë ministri i Diasporës, Pandeli Majko, thirrjen e Presidentit Ilir Meta për shqiptarët që të mblidhen më 8 dhjetor, në Ditën e Rinisë, për një tubim në mbrojtje sic e quan kreu i shtetit të demokracisë, duke iu referuar krizës politike që ndodhet vendi.
Majko, i pyetur nga mediat sot, tha se Kreut të Shtetit i takon të ulë palët në tavolinë për dialog dhe jo të bëjë mitingje.
“Nuk është koha për tubime, 8 dhjetori i takon një situate të caktuar. Presidentit i duhet të ulë palët në tavolinë dhe jo të bëhet palë. Nuk e kuptoj të dalë presidenti nëpër Shqipëri dhe të bëjë miting. Nuk di të ekzistojë ky precedent në vende të tjera perëndimore ku ne aspirojmë.” tha Majko.
