Categories Sport

Wilder: Unë e kam goditjen më të fuqishme në histori të boksit Pikë!

Deontay Wilder e ka përshkruar veten si boksierin më goditjen më të fuqishme në histori të sportit, pas triumfit me nokaut kundër Luis Ortiz në meçin për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC, të dielën në Las Vegas.

Boksieri kuban dominoi për gjashtë runde radhazi, por një goditje shkatërruese me të djathtën nga Wilder, e bëri Ortizin ta puthë dyshemenë dhe gjyqtarin ta ndërpresë meçin si pasojë, raporton Gazeta Express.Amerikani e mbrojti titullin në WBC duke e regjistruar fitoren e 42-të nga 43 meçe, 41 prej të cilave me nokaut. “Mendoj se e kam fituar respektin për të thënë se jam boksieri me goditjen më të fuqishme në histori të boksit. Pikë” tha Wilder. “E bëj këtë që e bëj përsëri e përsëri. U dhuroj njerëzve meçe madhështore dhe nokaute madhështore”, shtoi ai.

Amerikani e ka mbrojtur titullin në WBC 10 herë radhazi, të cilin e mban që prej janarit të vitit 2015. Lufta e vetme që nuk e ka fituar në karrierë është barazimi me Tyson Fury në dhjetorin e vitit 2018 në Los Angeles. Edhe në atë luftë, ai e rrëzoi dy herë britanikun në rundet nëntë dhe 12-të. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME