Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte ligjin për marrëveshjen me kompaninë Pfizer për prodhimin dhe furnizimin me vaksina anti Covid.Sipas kësaj marrëveshje pritet që në vendin tonë në kuadër të situatës pandemike të vijnë 500 mijë vaksina.
Në dekret thuhet:
“Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””.
Dekretimi i ligjit ka ardhur pas miratimit të ligjit nga kuvendi nga PD dhe PS, ku 500 mijë vaksinat e Pfizer do të shërbejnë për vijimin e vaksinimit masiv në vend.