Categories Lajme

Do dërgojmë satelitë në orbitë, astrofizikania: I bie të shpenzohet i gjithë buxheti

Astrofizikania Mimoza Hafizi e quan fantashkencë dhe absurd planin e kryeministrit Edi Rama për të hedhur në orbitë dy satelitë. Pedagogia pranë Departamentit të Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës prej vitit 1995 me titullin profesor, thotë se Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet njerëzor për të administruar dy satelitë.

“Nëse ne duam te investojmë me hov pa patur njerëzit, mua me duket fantashkencë”, tha Hafizi. Por edhe nëse plani i kryeministrit behet realitet, blerja e sateliteve kushton në bazë të peshës së tyre dhe largësisë që do të mbajnë nga toka.

Satelitet lëshohen nga kompani të specializuara që përdorin raketa të fuqishme e te kushtueshme që i dërgojnë satelitet ne orbite. Vetëm pak sekonda i takon Shqipërisë sonë të vogël të monitorohet nga satelitët. Astrofizikania jep kohën ekzakte në të cilën sateliti sipas llogaritjeve te saj qëndron mbi Shqipëri gjatë rrotullimit të tokës. Ajo thotë se funksioni i satelitit nuk do këtë ndonjë dobi krahasuar me këtë kohë dhe kostot.

Nëse Rama i dërgon satelitet statikë ne orbitë, Hafizi e cilëson këtë një ëndërr të bukur e ekstremisht të shtrenjtë. Por a mund te behet Shqipëria vendi lider në rajon me dy satelite ne hapësirë? Pyetjes se perse shtetet e tjera nuk disponojnë satelite i përgjigjet; “Po se janë të mençur. Nëse ne duam që harxhojmë gjithë buxhetin”.

Kryeministri Edi Rama, teksa fliste dje në foltoren e Kuvendit për menaxhimin e krizës energjetike u ndal te mbrojtja e territorit. Në këtë drejtim ai paralajmëroi se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”. Sot gjatë një deklarate për medie ka thënë se këto Satelitë do t’i kemi shumë shpejtë duke treguar dhe se për çfarë do të shërbejnë.

“Kini durim, qeshni se e qeshura ju bën mirë, Shqipëria do të ketë satelitë dhe do i ketë shpejt për të forcuar të gjithë territorin në kontrolle, sdo ketë vetëm satelitë por edhe dronë inteligjentë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit. Këto mjete garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë te ndërtimet që ky territori te monitorimi lidhur me informacionin që u duhet strukturave të shtetit. Të çuarit deri në fund të përpjekjeve për të izoluar tërësisht trafikun e lëndëve narkotike…. Për shumëçka dhe natyrisht edhe për të luftuar krimin e organizuar duke pasur kapacitete monitoruese të paimagjinueshme. Vende tjera të zhvilluara e bëjnë këtë gjë dhe e mira e kësaj kohe është se nuk ka nevojë të jesh një vend super i zhvilluar për t’i vënë vetes në dispozicion mjete të kësaj natyre. Do i kemi shpejt satelitët”, -tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME