Categories Lajme

Meta dekreton marrëveshjet e ratifikuara nga Kuvendi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar marrëveshjet e ratifikuara nga Kuvendi për lehtësimin e procedurave doganore dhe ndihmën e ndërsjelltë juridike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjet e mëposhtme:

1 – Ligj nr. 26/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave”.

Zbatimi i lehtësirave në procedurat doganore, duke eliminuar burokracinë nga të dy anët e kufirit, është një masë tjetër e vonuar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Implementimi i kësaj marrëveshjeje do të nxisë rritjen e qarkullimit të mallrave dhe lehtësojë veprimtaritë e agjencive doganore shqiptare dhe kosovare.

2 – Ligj nr. 27/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare”.

Kjo marrëveshje jo vetëm ishte domosdoshmëri për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke zgjeruar bashkëpunimin juridik edhe në çështjet civile dhe tregtare, por do të ndihmojë në realizimin më efikas të të drejtave dhe interesave të ligjshëm të qytetarëve në Shqipëri dhe Kosovë, që përfshijnë procedurat lidhur me gjendjen civile, çështjet familjare, marrëdhëniet e punës, çështjet e pronësisë, trashëgiminë dhe marrëdhënie të tjera civile ose tregtare.

Gjithashtu, përjashtimi nga detyrimi për legalizim të dokumenteve të autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, është një lehtësi më shumë për shtetasit shqiptarë dhe kosovarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME