Categories Lajme

Meta: Do të dyfishojmë përpjekjet për ta dërguar Shqipërinë sa më afër BE-së

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg foli për rrugën e integrimit të vendit tonë në BE.

Meta tha se ai dhe Stoltenberg diskutuan edhe për faktin se BE nuk hapi negociatat me Shqipërinë, duke përshkruar këtë ngjarje me trishtim. Sipas Metës, Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për t‘u integruar në familjen europiane.

“Unë dhe zoti Stoltenberg shprehëm shqetësim për mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë nga ana e Këshillit të BE. Por siç e kemi thënë edhe në konferencën e përbashkët me presidentin e Maqedonisë së Veriut, kemi thënë se duhet të shtohen punët për të dërguar Shqipërinë sa më afër BE-së. Unë jam i sigurt se ne do të dyfishojmë përpjekjet për të bërë më shumë me qëllim që të arrijmë diçka më shumë”, tha Meta.


Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s jens Stoltenberg tha se stërvitjet ushtarake që bëhen në kufijtë e Europës duhen parë me kujdes e për to duhet të ketë transparencë.

“Ne duhet të shtojmë përpjekjet që të ketë më shumë stërvitje të përbashkëta me vendet e Europës. E rëndësishme është që kur të shohim stërvitje ushtarake në kufijtë tanë, të ketë transparencë. Shohim edhe sesi realizohen stërvitjet ushtarake”, deklaroi Stoltenberg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME