Categories Politike

Meta do tronditë sërish qeverinë, nuk do dekretojë ministrin e Jashtëm

Kryeministri Edi Rama do ketë sërish dhimbje koke në dekretimin e qeverisë. Rama duket se ka një mur të lartë përballë për të kaluar dhe ai është Presidenti i Republikës.

Ilir Meta pritet që të refuzojë dekretimin e të paktën një prej ministrave të rinj, të emëruar nga Rama.

Burime nga Presidenca i thanë CNA.al se Iir Meta mund të refuzojë ministrin e ri të Jashtëm, Genti Caka, i emëruar nga kryeministri Rama.

Presidenti duket të ketë mjaft argumenta në lidhje me ministrin e propozuar nga Rama. Që nga fakti se prej vetëm një viti ka shtetësinë shqiptare, eksperinca e pakët në politikë e diplomaci, si dhe mungesa e çertifikatës së sigurisë për Cakën, janë disa nga argumentat. Pa folur më tej për përballjet me kolegët e rajonit dhe BE-së.

Meta do përballet sërish me kryeministrin, i cili do këmbëngulë në ministrin e tij kosovar me shtetësi shqiptare, por këtë herë vështirë të ketë një tërheqje nga ana e presidentit./ CNA.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME