Categories Politike

Meta: Edhe Basha t’i thërras mendjes, reflektim me urgjencë…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thënë se përveç kryeministrit Rama edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha duhet t’i thërras mendjes dhe të reflektojë që në muajin gusht për zgjidhjen e ngërçit politik. Në të kundër sipas tij në Shqipëri nuk do të mbetet më askush për t’i votuar dhe do ta penalizojë Shqipërinë për vendimin e negociatave më 18 tetor.

Në një intervistë për emisionin “Kojshia Show” në RTV21, kreu i shtetit shqiptar tha se vendit duhet ti jepet një zgjedhje, megjithatë Basha vijon të theksojë se për PD nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve e dekretuar nga Meta si 13 tetori, por largimi i Ramës si kryeministër. Por nga ana tjetër forcat e tjera opozitare kanë dalë kundër Bashës prej kohësh, ata kërkojnë që zgjedhjet lokale të organizohen me 13 tetor dhe kusht të vetëm kanë që këto zgjedhje të kryhen edhe me Ramën si kryeministër. Kësaj lëvizje i janë bashkuar edhe kryebashkiakët e djathtë. Nga ana tjetër Partia socialiste vijon normalitetin në baskitë që fitoi me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës.

Gazetari: Udhëheqësit politikë pas posteve. Edi Rama? Lulzim Basha? Kështu po vrapojnë, pas karriges.

Presidenti Meta: Ne duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen e këtyre fëmijëve, dhe sidomos atyre të rinjve, që kundër dëshirës së tyre, duan të vrapojnë për t’u larguar nga Shqipëria për arsye se nuk ndiejnë siguri për të ardhmen e tyre dhe se ky konflikt artificial i ka lodhur kaq shumë dhe ua ka vrarë shpresat.

Ky është shqetësimi, alarmi kryesor që duhet t’i bëjë të gjithë, – duke filluar nga kryeministri i pari, dhe padyshim nga zoti Basha dhe përfaqësuesit e opozitës, të dytët, – për të reflektuar dhe për t’i thirrur mendjes, para se në Shqipëri të mos mbeten më njerëz për t’i votuar ata.

Gazetari: Mendoni se do të ketë trazira?

Presidenti MetaShpresoj që në Shqipëri, pas këtyre ditëve të para të gushtit, të ketë reflektim me urgjencësi nga kryeministri Rama, ashtu edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, zoti Basha.

Të punojmë urgjentisht që t’i japim vendit një zgjidhje këto ditë. Të mos presim shtatorin pasi përndryshe do të kemi një dështim të sigurt më 18 tetor dhe një penalizim për vendin tonë, që do të jetë përgjegjësi në radhë të parë e kryeministrit Rama, por së dyti, e kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Basha dhe e gjithë atyre, të cilët nuk do të tregojnë vullnetin e duhur për një zgjidhje demokratike e gjithëpërfshirëse.

Pa zgjedhje të lira e të drejta, nuk mund të ketë kurrsesi çelje të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Nuk mund të ndryshohen kriteret e Kopenhagës për kapriçot apo për interesat e caktuara të asnjë udhëheqësi shqiptar apo kudo tjetër në këtë rajon. Kjo besoj se do të jetë shumë e qartë në ditët që vijnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME