Categories Lajme

Meta i dorëzon Princit të Monakos “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, mirënjohje për njohjen e Kosovës

Princi i Monakos, Alberti II ka mbërritur sot në Shqipëri, me ftesë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku dhe u prit me ceremoni zyrtare nga Kreu i Shtetit në ambientet e Presidencës.

Gjatë ceremonisë në “Pallatin e Brigadave”, presidenti Meta në shenjë vlerësimi i ka dorëzuar Princit të Monakos “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Presidenti Meta theksoi faktin se kjo është dekorata më e lartë, që shqiptarët iu dorëzojnë miqve të tyre, ndërsa shprehi mirënjohjen për Princin Alberti II, për njohjen e Kosovës.

“Dita e sotme, historike për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Principatës së Monakos. Në emër të shqiptarëve i akordoj Dekoratën e “Flamurit Kombëtar” Princit të Monakos . Kjo është dekorata më e lartë, me të cilën ne shqiptarët nderojmë e respektojmë miqtë tanë më të mirë. Mirënjohje të veçantë për njohjen e Shtetit të Kosovë”, tha Presidenti Meta.

NDërsa kreu i shtetit vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit konkret, në fushat ku eksperienca dhe ekspertiza e Monakos është shumë e njohur ndërkombëtarisht, si në turizëm e në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, inovacion e teknologjinë, në shërbimet financiare etj., kërkoi nga Princi nxitjen e biznesit të Monakos që të eksplorojë dhe investojë në tregun shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME