Categories Lajme

Zbulohet çmimi marramendës i makinës së Ardi Veliut, aktivisti: Të paktën 90 fëmijë lihen pa ushqim që të bredhë drejtori!

Ditën e sotme drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është paraqituir në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar mbi pretendimin e Fredi Alizotit se e kishte marrë në makinë dhe i kishte ofruar para për të thënë se ai kishte luajtur rolin e Agron Xhafajt te videoja me Albert Veliun.

Por veç kësaj, ajo që i ka bërë përshtypje drejtorit të Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizajt , është makina e shtrenjtë me të cilën është paraqitur në Prokurori Ardi Veliu.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, avokati Hazizaj shkruan se makina është Range Rover Vogue dhe çmimi minimal i blerjes është 132,000 Euro, ndërkohë që konsumi i naftës është të paktën 12L / 100km,  kosto këto që i paguajme ne.

Më tej ai shkruan se sa për reference, një qender sociale ditore që kujdeset për 20-30 fëmije gjatë vitit kërkon rreth 50 mije Euro, pra të paktën 90 fëmijë të lënë pa kujdes dhe pa ushqim për 1 vit që Drejtori i Policisë të bredhe me makinë milionerësh!

Postimi i plotë

Anglezet thone: djalli qendron tek detaji!

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit sot ne Prokurorine e Krimeve te Renda! Detaji qendron tek makina (po e injoroj ecjen i gufuar si gjel). Makina eshte Range Rover Vogue! Çmimi minimal i blerjes eshte 132,000 Euro! Konsumi i naftes eshte te pakten 12L / 100km! Keto kosto i paguajme ne!

Ne Britani as Kryeministri nuk guxon te mbaje Range Rover Vogue sepse konsiderohet makine milioneresh (qe me humor anglezet e quajne Chelsea tractor)! Vetem familja mbreterore perdor Range! Po ne jemi aq te pasur sa pse jo mos i japim nje sherbetori publik nje makine te tille!

Sa per reference, nje qender sociale ditore qe kujdeset per 20-30 femije gjate vitit kerkon rreth 50 mije Euro! Pra te pakten 90 femije te lene pa kujdes dhe pa ushqim per 1 vit qe Drejtori i Policise te bredhe me makine milioneresh! Menaxhim fantastik i fondeve publike! Tani le te shpresojme qe do te luftoje kunder krimit te organizuar….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME