Categories Lajme

Mbyllja e pikave të basteve, Rama: Online, një botë më vete, nuk është kollaj. Do të ketë vetëm…

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, ka folur për ligjin që pritet të kalojë në Kuvend, që parashikon mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove.

Sipas tij, “Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë e cila u materializua në një tentativë në parlament për kazinotë elektronike. Në atë kohë nuk u diskutua për bastet por kazinotë elektronike. Atë kohë dështoi. Nuk u fut menjëherë por sot e ka. Ka pasur disa interpretime për këtë jo do ikin nga qendra do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo”.

Më tej i pyetur lidhur me monopolin që pretendohet të krijohet online, tha se edhe ky monopol do të mbyllej me 31 dhjetor, ndërsa shtoi se po punohet për mbylljen edhe online-it të huaj edhe pse kjo është e vështirë. Ai tha se pjesa online nuk është e lehtë, por një grup pune është ngritur edhe për këtë.

“Kemi ngritur një grup pune që po merret me pjesën Online, sepse për ne kjo është e re. Por ajo që mund të them është se deri në 1 janar do të mbyllet çdo pikë basti, përfshirë edhe këtë monopolin online. Online është një botë më vete nuk është kaq kollaj. Ndërkohë po punojmë paralelisht për të mbyllur online-et e huaja.”, – tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME