Categories Lajme

Lamtumirë ditë me diell, ja kur fillojnë shirat në gjithë vendin

Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare deri të shtunën kur pritet shtim i vranësirave në territor.

Vranësirat do të fuqizohen gjatë së dielës dhe së hënës kur priten shira në të gjithë vendin, sipas Meteoalb.

Temperaturat e ajrit vijojnë pa luhatje të ndjeshme gjatë gjithë javës; ku minimumet variojnë nga 6°C mëngjeset në zonat malore deri 14 – 16°C në zonat e ultësirës ndërsa vlerat e mesditës, do të variojnë nga 20°C në Juglindje deri në 27 – 28°C vlerat maksimale në Jugperëndim të vendit.

Mesdita e së dielës sjell një rënie të theksuar të vlerave termike; kryesisht gjatë mesditës duke ulur maksimumet në vlerat 15 – 18°C në zonat malore dhe deri 23°C në zonat e ultësirës (vlera tipike të stinës së vjeshtës).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME