Categories Lajme

Meta i kërkon partive politike të nisin konsultat për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar partive politike që ditën e premte të nisin konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në vitin 2021. Ai i ka kërkuar palëve politike të shkojnë këtë të premte, në presidencë për të vendosur një datë zgjedhjesh. Letra i ka mbërritur kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ku kërkohet pjesëmarrja në takim e kryeministrit Edi Rama apo çdo personi tjetër të autorizuar nga ky i fundit.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se kryedemokrati Lulzim Basha ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me kreun e shtetit që do të mbahet në orën 12:00, një orë pas konsultimit me përfaqësuesin e qeverisë.

“Presidenti Ilir Meta në mbështetje të kompetencave të tij kushtetutese neni 92. gërma gj, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve konsesuale në Kodin Zgjedhor të miratuara me ligjin nr. 101/2020 si dhe në vijim të traditës së mirë ka vendosur nisjen e procesit të konsultimeve me partitë politike me qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Republikë së Shqipërisë. Për këtë, presidenti i Republikës fton në takim ditën e premte datë 04.09. 2020, pranë institucionit të Presidentit të Republikës”, thuhet në shkresën që presidenti i ka nisur partive politike.

Data e mundshme që pritet të dakordësohet nga palët është një nga të dielat mes periudhës 15 prill-15 maj./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME