Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme nga Fier, ku shigjetonte kreun e shtetit per procesin e vaksinimit të personaliteteve mbi 80 vjec.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta risjell në vëmendje një deklaratë të tij, ndërsa shtron disa pyetje nëse janë të shqetësuar për mesazhet e tij. Meta thekson se le të shqetësohen ata që mendojnë se do të bëjnë ‘tërmet’ në zgjedhje.
Mesazhi i Ilir Metës Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?! Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?! Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin.
