Categories Sport

Meta në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë kundër Islandës, Kosova kërkon fitoren në Angli

Stadiumi “Elbasan Arena” në Elbasan do të presë mbrëmjen e sotme në 20:45 ndeshjen Shqipëri -Islandë e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2020.

E ndërsa kombëtarja shqiptare nuk është në ditët e saj më të mira pas edhe ndeshjes së fundit me Francën ku u shpartallua 4:1, presidenti Ilir Meta ka lënë të gjitha angazhimet e tij dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen në tribunën e stadiumit për të mbështetur djemtë kuqezi.

Ilir Meta: Nuk kisha në plan të shkoja sot në “Elbasan Arena” për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7.Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit.Sot në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë!

Një ditë më parë trajneri Edi Reja njoftoi ndryshimet për ndeshjen kundër Islandës.

Trajneri kombëtares ka lënë jashtë fushës Mavrajn duke e zëvëndësuar me Demarkun.

Ndërsa shtoi se do japin 200% të tyre për të fituar ndeshjen dhe se i kanë të gjitha mundësitë për ta mposhtur.

Por përpara sfidës kundër Islandës, tekniku italian ka humbur shërbimet e Etrit Berishës. Portieri është detyruar të largohet nga grumbullimi si pasojë e një dëmtimi. Vendin e tij do ta marrë si gjithnjë Gentian Selmani, portieri i përfaqësueses U-21.

Po sot në 20:45 luan edhe Kosova kundër Anglisë.

Takimi mes Anglisë dhe Kosovës, i vlefshëm për grupin A të kualifikueseve të Euro 2020 luhet në stadiumin e Southampton.

Aktualisht, grupin A e kryeson Anglia me 9 pikë pas tre ndeshjesh, e ndjekur nga Kosova me tetë pikë pas katër ndeshjesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME