Categories Lajme

Meta në Forumin e Pestë Botëror për Holokaustin: Antisemitizmi duhet të luftohet përmes edukimit dhe dialogut në kuadër të të drejtave të njeriut

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në Forumin e Pestë Botëror për Holokaustin, me ftesë të Presidentit të Izraelit, Sh.T.Z Reuven Rivlin. Ky Forum udhëheqësish botërorë që u mbajt më 22-23 janar 2020 në qendrën përkujtimore të muzeut të Yad Vashemit në Izrael, me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit të Aushvic-Birkenaut, kishte si temë kryesore përkujtimin e Holokaustit dhe luftën kundër antisemitizmit. Në këtë Forum të rëndësishëm ishin të pranishëm mbi 45 liderë botërorë, udhëheqës fetarë dhetë mbijetuar nga Holokausti. Mesazhi i Presidentit Meta në këtë Forum botëror kushtuar përkujtimit të Holokaustit dhe luftës kundër antisemitizmin ishte se, “diskriminimet bazuar në përkatësinë fetare dhe etnike po rriten në mënyrë shqetësuese në një botë që sa vjen e bëhet edhe më e ndërlidhur dhe më e larmishme, ne po shohim rreth e përqark nesh përpjekje të motivuara nga dy të këqijat e mëdha: të ‘urrejtjes dhe injorancës”.  Presidenta Meta tha se, “rritja e antisemitizmit në formën e përdorimit të gjuhës së urrejtjes, dhunës, mohimit dhe shtrembërimit të Holokaustit, po merr gjithnjë e më shumë rëndësi dhe e bën urgjente nevojën që ato çka kemi mësuar nga përvoja jonë t’i përkthejmë në politikat tona”.

“Antisemitizmi shoqërohet shpesh nga dhuna me bazë gjinore dhe ajo homofobike, racizmi dhe forma të tjera të intolerancës, që bie ndesh me parimet të respektimit të kulturave dhe dallimet mbi të cilat ndërtohen shoqëritë tona. Siguria e individëve dhe komuniteteve të shënjestruara nga antisemitizmi është thelbësore, sepse përndryshe ai mund të kontribuojë në krijimin e një klime helmuese të shfrytëzuar nga ekstremizmi dhe terrorizmi”, tha Presidenti Meta. Ai shtoi se, “Shqipëria u bë një vend që respektoi dhe nderoi Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit në vitin 2014. Vendi im është një shembull frymëzues për harmoninë mbresëlënëse dhe bashkëpunimin ndërfetar, dhe ne jemi krenarë që kemi qenë një strehë mbrojtëse gjatë periudhës më të errët për popullin hebre”. “Ne, populli shqiptar, jo vetëm nuk u dorëzuam nazistëve asnjë hebre, por gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore numri i hebrenjve në vendin tonë u rrit disa herë më shumë nga ç’ishte para fillimit të saj. Ishte një veprim njerëzor, solidariteti dhe vendosmërie absolute për të ndihmuar të tjerët edhe pse ishim të vetëdijshëm që duke e bërë atë akt, mund na rrezikohej jeta jonë”, vijoi Presidenti Meta.

Gjithashtu ai shtoi se, “nuk duhet të harrojmë që të gjithë jemi të barabartë dhe të lidhur nga të njëjtat vlera, parime dhe angazhime dhe se është detyra jonë të ndërtojmë një botë më të mirë për vetën tonë, fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm”. Presidenti Meta tha se, “ashtu si të gjitha format e diskriminimit dhe intolerancës, antisemitizmi duhet të luftohet përmes edukimit, promovimit të dialogut, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, në kuadër të të drejtave të njeriut si dhe qytetarisë botërore. Ky është edhe një imperativ i menjëhershëm i sigurisë si dhe përbën një detyrim afatgjatë edukues, për ta shndërruar vërtet përkujtimin në premtimin e një të ardhmeje më të mirë, në një ‘Kurrë më’!”. Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, krahas udhëheqësve botërorë të pranishëm, vendosi një kurorë me lule në memorialin e Yad Vashemit, duke bërë homazhe dhe duke përulur me respekt para kujtimit paharrueshëm të viktimave të Holokaustit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME