Categories Politike

Meta në këmbë drejt parlamentit, detajet e përballjes me komisionin hetimor ndaj tij

Presidenti Ilir Meta do të jetë sot në orën 09:59  përballë komisionit hetimor parlamentar të ngritur për hetimin e tij. Meta do të ecë në këmbë nga presidenca drejt parlamentit dhe do të jetë i shoqëruar nga tre këshilltarë. Ky komision i ditës së sotme do të sjellë edhe një përballje të presidentit me kreun e këtij komisioni Ulsi Manja, të cilin presidenca e ka përmendur në deklarata publike lidhur me audio-përgjimet të publikuara nga Bild.

Meta do të ketë përballë në komision jo vetëm maxhorancën por edhe opozitën e re parlamentare.

Kjo është hera e parë në historinë e politikës shqiptare, që një president përballet me një komisionin hetimor që kërkon shkarkimin e tij.

Komisioni hetimor për kreun e shtetit është ngritur për të hetuar nëse ai ka shkelur kushtetutën duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.Kreu i shtetit anuloi zgjedhjet me argumentin e situatës politike dhe bojkotit të opozitës, por KQZ dhe Kolegji Zgjedhor rrëzuan kreun e shtetit dhe shumica zhvilloi zgjedhjet, të cilat Meta dhe opozita nuk i njohin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME