Categories Politike

Meta në takimin me gratë aktiviste: ‘Jo amnisti për dhunuesit në familje’

Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në Korçë në një takim me organizata të shoqërisë civile dhe gra aktiviste, ku kërkoi edhe njëherë ti jepet sa më shumë zë dhe personalitet përfaqësimit të gruas në shoqëri.

Meta foli gjatë këtij takimi edhe për fenomenin e shëmtuar të dhunës në familje .

“Besoj se tema e ‘Barazisë gjinore dhe fuqizimi i gruas’ është tepër e mprehtë për arsye se familja jonë, nga një familje e fortë dikur për shkak të shoqërisë së mëparshme, izolimit, të pamundësisë lidhur me mungesën e lirisë së lëvizjes si brenda vendit, e për më tepër jashtë vendit, ishte edhe më e fortë e më e bashkuar.

Tani kuptohet, sikurse jemi ekspozuar ndaj shumë gjërave pozitive, jemi ekspozuar edhe ndaj shumë dukurive të tjera, të cilat e kanë goditur familjen shqiptare, shoqërinë tonë dhe të cilat e theksojnë duke e bërë edhe më imperative përqendrimin në këtë temë e në fuqizimin konkret të grave, sidomos të kryefamiljareve në shoqërinë tonë. Kemi edhe shumë dukuri të tjera, nga të cilat, për fat të keq burrat janë më të prekur, por nga të cilat më shumë paguajnë gratë, sepse ata nganjëherë e humbasin përgjegjshmërinë duke rënë viktima të disa veseve, që dëmtojnë edhe anën financiare të familjes.

Janë edhe dhuna në familje, për fat të keq, edhe dhuna ndaj fëmijëve apo edhe dhuna në sy të fëmijëve, që lë trauma dhe që sjell një keqedukim të tyre në të ardhmen, si dhe dukuri të tjera që i dimë si trafikimi e kështu me radhë.”

Presidenti Meta riktheksoi edhe njëherë nismën e tij të mos amnistur askënd që kryen dhunë në familje.

“Kështu që në këtë aspekt mendoj se mesazhet tona duhet të jenë të patolerueshme kundër dhunës ndaj grave, ndaj dhunës në familje. E kam bërë të qartë që në çastet e para si President i Republikës dhe kur ndodhi një akt i vrasjes së një gruaje e një nëne, që ky lloj krimi: ai kundër një gruaje, krimi i dhunës në familje, për mua si President i Republikës është i pamnistueshëm, është i pafalshëm. Kjo gjë duhet të jetë publike dhe ky lloj krimi nuk mund të tolerohet.”, tha Meta në takimin e organizuar në “Qendrën Rinore” në Korçë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME