Categories Lajme

Meta padit në SPAK ministren Gjonaj: U përfshi në kapjen e “Kushtetueses” të japë dorëheqjen

Pas publikimit të fakteve të një ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta hedh akuza mbi ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që sipas kreut të shtetit është e përfshirë drejtpërdrejtë në kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta tha se do të dorëzojë kallëzimin në SPAK për Gjonajn, duke i kërkuar asaj të dorëhiqet për ti përballur me drejtësinë si ish-ministre.

“Në këtë tentativë flagrante për grusht shteti bazuar mbi provat e bërë publike ditën e djeshme që do ti dorëzohen SPAK rezulton të jetë përfshirë drejtpërdrejt ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, por edhe funksionarë të lartë të këtij institucioni në varësi të saj për llogari të skenarit mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese duke përvetësuar  në mënyrë mafioze një kompetenca që Kushtetua ia jep Presidentit”, tha Meta.

Botimi i vendimeve të KED, antikushtetues-Ministrja e Drejtësisë duke urdhëruar sekretarin e përgjithshëm të dërgonte për botim në fletoren zyrtare një vendim të KED ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, për organizimin dhe funksionimin e qendrës së botimeve zyrtare si dhe ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Sipas kushtetutës dhe këtyre ligjeve, vendimet e KED nuk botohen as në fletoren zyrtare, por publikohen në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë  në  pjesën e dedikuar për KED. Ndërkohë që ministrja e Drejtësisë nuk ka asnjë rol dhe asnjë të drejtë që të dërgojë për botim aktet e KED, apo të ndërhyjë në procesin e emërimit apo zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues duke arritur deri në veprime flagrante deri në urdhërimin e botimit, pa iu kërkuar zyrtarisht nga askush.

Ka shpërdoruar detyrën, të hënë kallëzimi në SPAK-Ministrja e Drejtësisë, e cila përmes shpërdorimit të detyrës, falsifikimeve dhe ndërhyrjeve të pa ligjshme në proces ka konsumuar në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të këtij institucioni disa vepra penale. Për këto arsye dhe prova të tjera që po sigurohen, brenda ditës së hënë do të depozitoj pranë SPAK kallëzimin penal për ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por jo vetëm.

Të japë dorëheqjen-Duke qenë se ministrja Etilda Gjonaj, tashmë e ka humbur tërësisht besimin e Presidentit, të shprehur me dekret për emërimin e saj, do të mirëprisja brenda ditës së hënë dorëheqjen e saj dhe përballjen me drejtësinë, thjesht si ish-ministre, duke evituar detyrimin, apo precedentin që Presidenti të padisë një ministre që ushtron këtë detyrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME