Categories Lajme

Meta paralajmëron

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar sot se kodi zgjedhor, ndryshimet e votuara nga parlamenti dje sipas marrëveshjes së 5 qershorit nuk kanë mbërritur ende në Presidencë dhe sapo të vijë do të zbardhen e më pas firmosen. Meta ka paralajmëruar një rol të madh të Presidentit në zgjedhjet e ardhshme. “Ende nuk kanë ardhur ndryshimet e bëra nga Kuvendi në presidencë. Sapo të vijnë do zbardhen nëse janë votuar siç janë miratuar nga Këshilli Politik dhe do firmosen.

Presidenti nuk merr pjesë në zgjedhje. Sot është 3-vjetori i ceremonisë së betimit dhe marrjes së detyrës. kështu që konferencës për shtyp do e kemi pas 2 vitesh. Roli i pres si kryetar i shtetit është mjaft i rëndësishëm veçanërisht një situatë që ka të bëjë me interes të madh publik për një proces të diskutueshëm për të cilin ekzistojnë shumë kushte që janë të domosdoshëm për t’u plotësuar në mënyrë që Shqipëria të çelë negociatat me BE. Duket ditur që për pak muaj do shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve është e rëndësishme që presidenti të marrë të gjitha masat kushtetuese ligjore dhe të bëjë gjithçka në mënyrë transparente për të parandaluar keq përdorimin e institucioneve të shtetit. Do kemi shumë akte në këtë drejtim që do jenë tepër transparente dhe do kemi disa taks forca. Roli i presidentit do jetë si asnjëherë tjetër më parë”, deklaroi Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME